Kurti, ministrave: Deri të mërkurën dorëzoni propozimet për programin qeverisës.
Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ka miratuar disa vendime nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.
Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga ministrat që më së voni deri të mërkurën të dorëzojnë propozimet e tyre finale për planin dhe programin e tyre qeverisës, në mënyrë që të aprovohet nga kabineti qeveritar dhe të dërgohet për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.