Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndihma për familjet e cenueshme është prioritet i qeverisjes së tij,
Në Konferencën e donatorëve për strehimin të qëndrueshëm të familjeve të komuniteteve joshumicë të kthyera në Kosovë, Kurti tha se 380 familje kanë përfituar material ndërtimor për strehim. Madje tha se shpreson që deri në takimin e radhës të sigurojnë strehim për të gjitha familjet në nevojë.
“Jam shumë falënderues nga donacionet që ndryshuan qasjen në kohën kur dhe sot nuk flenë në tende dhe sot e kemi nderin që Strehimi i familjeve të cenueshme është prioritet dhe mbi 380 familje do të përfitojnë nga ministria komuniteti dhe kthim”, tha Kurti, teksa përmendi edhe vizitat që ka bërë te familjet përfituese.
“Sot është ditë e ftohtë që na bën mirënjohës që kemi një shtëpi e strehë dhe besoj se deri në fund takimit do t’i sigurojmë një strehim për të gjitha familjet në nevojë”.
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, tha se duhet që të punohet në riatdhesimin e personave të shpërngulur.
“Kthimi nuk është vetëm te ndërtimi i shtëpive dhe kjo nuk është as gjysma e punës, por duhet të punojmë në riatdhesimin e tyre. Përkundër shumë aktiviteteve dhe programeve këtë viti, kemi nis me programin për zhvillim ekonomik dhe do të shërbejë në avanvimin e të kthyerve dhe po ashtu ndoshta nuk mund të ofrojmë shumë të madhe, por do të mund të ofrojmë 100 mijë euro dhe kjo nuk është vetëm shifër, por është edhe strategjia. Nuk do ta sulmojmë rastin vetëm me ndihmë materiale”, deklaroi ai.
E ministri Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se familjet përfituese në Plemetin të Obiliqit nuk janë të kënaqura me objektin e banimit.
Për gjetjen e zgjidhjes së 60 familjeve në Gjilan e Ferizaj, tha se nuk duhet bërë gabimi i njëjtë.
“Në 10 vitet e fundit janë ndërtuar objekte banimi dhe e marrim shembull banimin në Plemetin të Obiliëit, ku atje na vijnë lajme të mira për infrastrukturën atje dhe këtë gabim nuk duhet ta bëjmë me 60 familje nga Gjilani e Ferizaj”, shtoi ai