Kryetari i Vetëvendosjes dhe njëherësh kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka asnjë informatë lidhur me rekomandimin që u dha në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror Zgjedhor për certifikimin e kandidatëve për deputetë, të cilët kanë probleme me ligjin.
Kurti pas një vizite që u bëri disa bizneseve në Drenas, u shpreh se është e drejtë elementare që siç i kanë dorëzuar listat edhe të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
“Për besë nuk i kam përcjellur lajmet, sepse jam duke takuar qytetarët. Besoj që është e drejtë elementare, njerëzore dhe civile që siç i kemi dorëzuar listat edhe të garojmë, dhe 14 shkurtin që është festë e dashurisë, ta bëjmë edhe të demokracisë”, deklaroi ai./UBTNews