UBT News

Kurt uron Slloveninë: Vse najboljše, Slovenija!

Kryeministri Albin Kurti thotë se 25 qershori shënon ditën e shtetësisë së Sllovenisë, vendit tonë mik që u shkëput e para nga Jugosllavia.

“Ky vit është jubilar sepse shënohet përvjetori i tridhjetë i pavarësimit të vendit. Në 25 qershor të vitit 1991 me Deklaratën e Pavarësisë dhe Kartën Themelore Kushtetuese, Sllovenia edhe formalisht u shpall Republikë e pavarur teksa vetëm dy ditë më pas Armata Jugosllave nisën sulmet ushtarake mbi të për filluar kështu edhe lufta për pavarësimin e vendit që zgjati 10 ditë”.

“ Populli dhe shteti slloven ishin të vendosur në ecjen e tyre drejt shkëputjes nga ish Jugosllavia. Në anën tjetër, akti i 25 qershorit 1991 është pandashëm i lidhur me referendumin e 23 dhjetorit 1990 në të cilin afro 90% e popullit slloven votuan që Sllovenia të bëhet shtet sovran dhe i pavarur”. 

“Në këtë ditë feste për Slloveninë kujtojmë jo vetëm raportet historikisht të mira ndërmjet dy vendeve e popujve tanë, por edhe shembullin që kemi marrë gjithnjë nga ta për kulturën e punës dhe zhvillimin socio-ekonomik të vendit. Sllovenia paraqet model suksesi jo vetëm në Evropë, por edhe më gjerë, për jetën e zhvilluar sociale që shkon krahas me zhvillimin ekonomik”.

“Në 30 vjetorin e Pavarësisë, urojmë sllovenët, shtetin dhe udhëheqësit e tyre: Vse najboljše, Slovenija!”, shkruan Kurti./UBTNEWS

Exit mobile version