Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:
1.Vendi më i thellë në Tokë është Hendeku i Marianës në Oqeanin Paqësor. Ai arrin një thellësi prej rreth 11 mijë metrash, duke qenë pika më e thellë e njohur në planetin tonë.
2.Lumi më i gjatë në botë është Nili, me një gjatësi prej 6 mijë e 853 kilometrash. Ujërat e tij përdoren nga plot 11 shtete të ndryshme, duke e bërë një nga burimet më të rëndësishme të jetës në Afrikë.
3.Shumë njerëz besojnë se karavidhet nuk vdesin kurrë. Në të vërtetë ato nuk janë të pavdekshme, por prodhojnë një enzimë të veçantë që ndihmon riparimin e qelizave dhe ngadalëson procesin e plakjes.
4.Liqeni më i thellë me ujë të ëmbël në botë është Liqeni Bajkal në Siberi. Ai arrin një thellësi prej 1 mijë e 620 metrash dhe përmban rreth 20 për qind të ujit të ëmbël të pangrirë të planetit.
5.Ananasi është një nga frutat që kërkon më shumë kohë për t’u rritur. Nga mbjellja deri te korrja mund të duhen rreth dy vjet.
