Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:
- Ekziston një shkencëtar që me dëshirë i lejoi insektet ta pickonin për të zbuluar se cila i dhembte më shumë. Xhastin Shmit e shndërroi trupin e tij në një mjet kërkimor për të krijuar Shkallën e Dhimbjes Shmidt – dhe zbuloi se milingona plumb e Amerikës së Jugut jep pickimin më të dhimbshëm nga të gjithë, duke e përshkruar atë si sikur të qëllohesh.
- Toka është 4.54 miliardë vjeçe. Duke përdorur datimin radiometrik, shkencëtarët kanë zbuluar se Toka është 4.54 miliardë vjeçe (pak a shumë 50 milionë vjet). Kjo e bën planetin tonë gjysmën e moshës së Galaktikës së Rrugës së Qumështit (11-13 miliardë vjeç) dhe rreth një të tretën e moshës së Universit (10-15 miliardë vjeç).
- Në fakt, është në rregull të pish alkool ndërsa merr antibiotikë. Nuk ka gjasa që pirja e alkoolit me masë të shkaktojë një problem të madh nëse merr një antibiotik të zakonshëm (megjithëse ka përjashtime, veçanërisht metronidazol).
- Kastorët në të vërtetë nuk jetojnë në diga. Teknikisht, kastorët jetojnë në një shtëpizë që e ndërtojnë pas një dige, brenda një pellgu të thellë me ujë.
- Dikush la një foto familjare në Hënë. Kur astronauti i Apollo 16, Charles Duke, zbarkoi në Hënë në vitin 1972, ai vendosi të linte pas një foto të tij, të dy djemve të tij dhe gruas së tij. Fotografia mbetet në Hënë deri më sot.
