UBT News

Kura plot përfitime për stomakun dhe mëlçinë

Soda e bukës është përdorur që në lashtësi kundër një sërë sëmundjesh dhe problemesh dermatologjike.

Ajo është shumë e suksesshme, jo vetëm në gatim por edhe për pastrim.

Vlerat e mrekullueshme të sodës së bukës
Soda e bukës është aleati më i mirë i sistemit tretës. Ajo ndihmon kundër fryrjeve në stomak dhe për tretjen e ushqimeve të rënda. Sipas të dhënave soda e bukës është një kurë që funksionon kundër urthit dhe ndjesisë së djegies në kraharor. Soda e bukës ndihmon mëlçinë të shpërbëjë toksinat që nuk treten dot.

Ajo është e pasur me vitaminë C dhe kalium. Kësisoj, soda e bukës është një nga antioksidantët më të mirë natyralë që ekzistojnë në botë. Soda e bukës zbut infeksionet dhe neutralizon bakteret dhe viruset. Ajo përdoret gjërësisht edhe kundër gripit dhe virozave, sipas informacioneve. Soda e bukës e ndihmon organizmin të ngrejë një sistem mbrojtës kundër baktereve. Ajo është shumë efikase kundër infeksioneve urinare.

Kura e sodës së bukës me mjaltë
Përbërësit:

120 gramë sodë buke
250 gramë mjaltë

Përgatitja:
Përziejini përbërësit në një enë qelqi deri sa masa të jetë homogjene dhe e trashë. Vendosni një tenxhere me ujë në zjarr, dhe ngroheni enën me mjaltë e sodë brenda tenxheres në ujin e valuar për 10 minuta. Më pas hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Ju duhet të konsumoni dy ose tre lugë gjelle çdo ditë për një muaj.

Kurën mund ta konsumoni para ose pas vakteve. Është shumë e rëndësishme që kurën të mos e konsumoni për më shumë se një muaj. Gjatë kësaj kohe, duhet të shmangni mishin e kuq, miellin dhe sheqernat. Kjo kurë funksionon kundër disa sëmundjeve si: stomaku, gripi dhe sëmundjet e veshkave. Nëse vendosni të konsumoni kurën, ju këshillojmë të informoni mjekun që ndjek progresin e sëmundjes suaj./AgroWeb

Exit mobile version