Në rastin e hipotiroidizmit, tiroidja nuk prodhon mjaftueshëm hormone. Një gjë e tillë ngadalëson çdo proces në organizëm.
Nëse vëreni se po shtoni peshë apo jeni në kthetrat e depresionit, atëherë AgroWeb.org këshillon të kontrolloni tiroiden.
Këto probleme mund të jenë shenja të një tiroideje të lodhur që nuk prodhon mjaftueshëm hormone.
Shenja të tjera të hipotiroidizmit janë: rënia e flokëve, konstipacioni, përtharja e lëkurës, ciklet e çrregullta tek femrat, rrahje të ngadalëta të zemrës dhe një përgjumje e përgjithshme.
Më poshtë lexoni një kurë natyrale me çajin e hithrës për hipotiroidizmin.
Përbërësit
2 lugë çaji me gjethe hithre të thata ose të freskëta
1 filxhan çaji me ujë të nxehtë
Mjaltë
Mënyra e përgatitjes
Shtoni dy lugë gjethe të hithrës në një filxhan çaji më ujë të nxehtë
Lëreni për 5-10 minuta
Pasi të jetë ftohur mjaftueshëm, kullojeni dhe shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar
Pijeni 2 deri tre herë në ditë për 15 ditë minimalisht.
Vetitë e hithrës
Hithra është e njohur për vetitë e saj. Kjo bimë është burim shumë i pasur ushqyesisht si vitamina A, Vitamina B6, kalcium, hekur, magnez dhe jod.
Prezenca e jodit te hithra ndihmon për të plotësuar mungesën e jodit në organizëm që mund të përbëjë shkak për hipotiroidizmin.
Gjithsesi duhet të keni parasysh që të shtoni në ushqimin tuaj disa produkte, të tilla si vezë, mish, peshk, banane, portokalle, domate, fara chia apo lini, qumësht, djathë dhe ujë.
Evitoni ushqime me gluten si buka, makarona, birra, produktet e sojës. Perime si brokoli, spinaqi, lakra që përmbajnë goitrogene të cilat ndikojnë jo mirë në tiroide. Fruta si pjeshkë, dardha, luleshtrydhe.
Gjithashtu evitoni kafeinën dhe alkoolin./AgroWeb.org/