Gethet e Dafines janë përdorur që në lashtësi nga mjekësia popullore për trajtimin dhe kurimin e shumë sëmundjeve.
Më poshtë AgroWeb.org ju sjell një kurë të vjetër që përdoret për shërimin e sëmundjeve të stomakut dhe urthit gjithashtu.
Përgatitja e kurës me gjethe Dafine
Për përgatitjen e kësaj kure ju duhen 10 gjethe dafine të thata të grimcuara dhe 4 lugë gjelle me lëkura portokalli të grimcuara.
Përziejini bashkë, hidhini në një tenxhere me një litër ujë dhe ziejini në 10 minuta.
Pasi t’i keni zjerë AgroWeb.org ju udhëzon ta lini enën të mbuluar për 20 minuta dhe më pas kullojeni.
Ëmbëlsojeni me mjaltë dhe konsumojeni 3 herë në ditë pas vakteve të ngrënies.
Vlerat shëndetësore të Dafinës
Shëndeti tretës
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të fortë në sistemin tretës duke nxitur urinimin dhe si rrjedhojë duke ulur nivelin e toksinave në trup.
Dafina stimulon të vjellat në rastet se mund të jeni helmuar nga ushqimi. Përmbajtjet organike të gjetheve të dafinës ndihmojnë me tretjen dhe qetësojnë stomakun apo zorrët e trazuara.
Problemet me frymëmarrjen
Vaji i gjetheve të dafinës mund të përdoret për të lyer kraharorin për të kuruar disa nga problemet me frymëmarrjen. Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë.
Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Femrat shtatzënë nuk duhet ta përdorin vajin e dafinës.
Përmirëson shëndetin e flokëve
Nëse dëshironi të përmirësoni shëndetin e flokëve dhe të hiqni zbokthin atëherë përdorni gjethe dafine. Lagini gjethet në ujë dhë fërkoni skalpin e kokës pas larjes. Përbërësit kimikë të dafinës do të heqin zbokthin dhe zbusin lëkurën e thatë.
Kundër inflamacionit
Një nga vlerat më të çmuara të dafinës është aftësia për të pakësuar inflamacionin në organizëm.
Gjethet kanë në përmbajtjen e tyre një element unik të njohur si parthenolide që redukton irritimin në kyçe ose në zona të caktuara që mund të jenë prekur nga artriti.
Shëndeti i zemrës
Gjethet e dafinës përmbajnë acid kafeik dhe rutin, dy substanca që i përmirësojnë shëndetin e zemrës.
Rutini forcon kapilarët e gjakut në zemër ndërkohë që acidi kafeik largon kolesterolin e keq nga sistemi kardiovaskular.
Ankthi dhe stresi
Dafina ka një efekt lehtësues dhe qetësues.
Së bashku me trumzën, borzilokun dafina ka në përmbajtjen e saj linalool një substancë që ul hormonet e stresit në organizëm.
Hormonet e stresit që çlirohen në një përiudhë afatgjatë janë të dëmshme për trupin. Ndaj gjethet e dafinës të ndihmojnë të qetësoheni edhe në momentet më stresuese.
Kundër diabetit
Gjethet e dafinës kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Konsumimi i rregullt i gjetheve ul gjasat e shfaqjes së episodeve diabetike./AgroWeb.org