UBT News

Kur nxehen, lirojnë helme! Me këta artikuj bëni kujdes

Na ndodh me raste që të gatuajmë shumë dhe na ngelet pak ushqim nga dreka, mirëpo nëse prindërit na kanë mësuar që kurrë të mos hedhim ushqimin, ato racione na mbeten për të nesërmen.

Por, duhet të dini që nuk bën gjithë artikujt t’i ruani në frigorifer e t’i ngrohni më vonë, sepse mund të helmoheni lehtë.

Orizi, i ngrohur mundet lehtë t’ju helmojë!… Për të shmangur të vjellat dhe diarrenë, orizin e zier ruajeni në frigorifer në enë të mbyllur.

Qepa, selinoja dhe panxhari i kuq, këta artikuj shumë shpesh mund të gjenden në supa dhe çorba. Megjithatë, nëse i ngrohni, mund të ngopen me helme.

Vajrat dhe yndyrat, shumica e vajrave oksidohen shpejt, si: Vaji i lajthive, i arrave, vaji i kokrrave të rrushit dhe i avokados. Nëse i përdorni sërish për zierje apo fërgim, shndërrohen në trans-yndyra të ndryshme. Më së miri do të ishte që asnjë lloj yndyre të mos e përdorni disa herë, por duhet ta hidhni pas përdorimit.

Kërpudhat, proteinat e kërpudhave ndryshojnë strukturën e tyre kur sërish i ngrohim dhe mund të bëhen shumë të rrezikshme. /UBT News/

Exit mobile version