UBT News

Kur mund të jetë e rrezikshme “kërcitja” në qafë?

Kërcitja në qafë, e njohur si krepitacion, shpesh është e padëmshme dhe lidhet me shpërthimin e flluskave të gazit në lëngun sinovial ose me fërkimin e tendinave dhe ligamenteve mbi kocka.

Ky fenomen bëhet më i shpeshtë me moshën dhe qëndrimin e keq të trupit.

Sipas kiropraktikut Dr. Andrew Bang nga Cleveland Clinic, kërcitja krijon ndjesi lehtësimi, pasi ul presionin në nyje. Shkaqet kryesore janë: presioni negativ në nyje, lëvizja e tendinave/ligamenteve dhe ndarja e fascias nga lëkura.

Kur duhet të shqetësohemi?

Nëse kërcitja shoqërohet me dhimbje, ënjtje, ngurtësi ose kufizim të lëvizshmërisë, mund të tregojë probleme si artriti, dëmtime të ligamenteve apo shtypje të nervave. Raste të rralla lidhen edhe me dëmtim të enëve të gjakut në qafë.

Ju bëjmë apel të keni kujdes me manipulimet kiropraktike, përdorimi i shpeshtë mund të dëmtojë stabilitetin e nyjeve, rekomandohet jo më shumë se një herë në javë.

Përgatiti: A.Z. /UBT News/

Exit mobile version