Shumë njerëz pyesin veten nëse ekziston koha ideale për të ngrënë drekë, dhe ekspertët bien dakord – përgjigja është po. Rezulton se koha e vakteve tona është po aq e rëndësishme sa ushqimet që zgjedhim.
Dreka duhet të jetë kohë për t’u rimbushur dhe për t’u freskuar. Në disa kultura kjo do të thotë kthim në shtëpi për një vakt familjar ose dhe një sy gjumë pasdite, jeta jonë duket ndryshe. Ritmi i shpejtë i jetës dhe detyrimet e punës na detyrojnë ta reduktojmë drekën në sanduiç të shpejtë të ngrënë në tavolinë.
Duke pasur parasysh një ditë pune të ngarkuar, takimet me kolegë nga zona të ndryshme kohore, gjetja e momentit të duhur për drekë bëhet më shumë sesa një çështje urie. Me ndihmën e këshillave .nga ekspertët e të ushqyerit, ne ju sjellim përgjigjen e pyetjes së kohës më të mirë për të ngrënë drekë.
Gjithçka fillon me mëngjesin
Përcaktimi i kohës më të mirë për të ngrënë drekë fillon me kuptimin e rëndësisë së mëngjesit, thotë Audra Wilson, një dietologe e regjistruar në Northwestern Medicine. Wilson thekson se pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë ose doni energji, mëngjesi është çelësi për të larguar urinë dhe për të stabilizuar humorin. Ngrënia e mëngjesit pas zgjimit ndihmon në furnizimin me energji të trupit e inkurajon zakone më të shëndetshme të të ngrënit. Për të kapërcyer në mënyrë efektive hendekun midis drekës dhe darkës, është e rëndësishme të shmangni ngrënien e ushqimeve të lehta pas mëngjesit.
Nëse nuk keni uri pasi të zgjoheni, futja e një mëngjesi, të pasur me proteina, siç janë vezët, kosi me fruta a gjalpi i kikirikut në bukë të thekur, mund të rigjallërojë sinjalet natyrore të urisë së trupit tuaj. Kjo krijon terrenin për një dietë të ekuilibruar për pjesën tjetër të ditës.
Koha më e mirë për të ngrënë drekë
Koha ideale për të ngrënë drekë është katër deri në pesë orë pas mëngjesit për të ndihmuar në mbajtjen e sheqerit në gjak të qëndrueshëm. “Nëse keni ngrënë mëngjes në orën 7 të mëngjesit, synoni për drekë midis orës 11 të paradites dhe mesditës,” shpjegon Wilson.
Nëse orari dikton një drekë më vonë, një ushqim i vogël mund t’ju ndihmojë ta kaloni. Ushqimet ideale kombinojnë proteinat, karbohidratet dhe yndyrnat e shëndetshme, si një mollë me arra a perime me humus. Proteinat, yndyrat dhe fibrat do ta mbajnë sistemin e ekuilibruar e parandalojnë të ndiheni të uritur.
A ka rëndësi kur hani?
Hulumtimet mbështesin rëndësinë e kohës së vakteve. Një studim i 2023 nga Universiteti Northwestern zbuloi se të ngrënit me kohë të kufizuar mund të jetë po aq efektiv sa numërimi i kalorive. Kjo qasje përfshin të hani ushqimin brenda një afati kohor të caktuar, midis orës tetë dhe 12 të pasdites.
Dr. Shaina Alexandria, bashkautore e studimit, vëren se numërimi i kalorive shpesh çon në lodhje, ndërsa të ngrënit me kohë të kufizuar është më i lehtë.
Duke u përqendruar në kohën kur hani, në vend që të numëroni çdo kalori, përmbajtja e një rutine të shëndetshme bëhet më e lehtë. Në fakt, të mbash një sy te ora mund të jetë pikërisht strategjia që ju nevojitet për një ditë më të shëndetshme dhe më të këndshme.