UBT News

Kur duhet të hamë mëngjes për të mbajtur një peshë të shëndetshme?

Mëngjesi shpesh konsiderohet vakti më i rëndësishëm i ditës, dhe kjo nuk është pa arsye.

Një mëngjes i mirë ndihmon në rregullimin e metabolizmit, stabilizon nivelet e glukozës në gjak, redukton urinë e siguron energji për aktivitetet e ditës. Koha kur e konsumoni mëngjesin është po aq e rëndësishme sa edhe përbërja e tij.

Koha ideale për mëngjesin

Mëngjesi duhet të konsumohet midis 7:00 dhe 8:00 të mëngjesit. Edhe pse shumë njerëz hanë sapo zgjohen, është më mirë që të kenë kaluar 12 orë nga vakti i fundit. Nëse darka juaj ka qenë në 20:00, mëngjesi duhet të jetë rreth 8:00. Nëse darkoni më vonë, duhet të llogaritni 12 orë dhe të rregulloni kohën e mëngjesit në përputhje me këtë. Mbajtja e një rutine është kyçe për metabolizëm të shëndetshëm.

A mund të anashkaloni mëngjesin?

Nëse darka ka qenë vonë e s’ndiheni të uritur në mëngjes, mund të prisni para se të hani, nuk duhet ta bëni zakon. Një studim i Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë sugjeron që 9 orë agjërim ndërmjet darkës dhe mëngjesit ulë rrezikun për zhvillimin e diabetit deri 60%.

Insulina, hormoni që rregullon glukozën në gjak, ndikohet ndjeshëm nga koha e mëngjesit. Sa më herët të konsumoni mëngjesin pas një nate gjumi, aq më mirë metabolizohet ushqimi nga trupi.

Nëse darka ka qenë vonë, mund të prisni 12 orë dhe të konsumoni një mëngjes të lehtë, si një biskotë, para se të vazhdoni me drekën.

Anashkalimi i shpeshtë i mëngjesit mund të çojë në inflamacion e stres oksidativ, sipas një studimi të publikuar në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese. Mëngjesi nuk është thjesht një zakon, por pjesë kyçe e mirëqenies e menaxhimit të peshës. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version