UBT News

Kungulli 1 mijë e 161 kilogramë theu rekord në ShBA

Një mësues hortikulture nga Anoka County shënoi rekord të ri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hënën për kungullin më të rëndë. Ai kultivoi një kungull që peshonte 1 mijë e 161 kg.

Travis Gienger i Nowthen vendosi rekordin e ri dhe fitoi konkursin vjetor të peshimit të kungujve në Kaliforninë Veriore.

Gienger e ka bartur kungullin e tij gjigant për 35 orë deri në Kampionatin Botëror në Gjirin Half Moon, në jug të San Franciskos./UBTNews/

Exit mobile version