Spirulina është një organizëm i cili rritet në ujërat e ëmbla dhe të kripura.
Bën pjesë në familjen e cianobaktereve, të cilët janë mikrobe një qelizore që shpesh i referohen si algat blu të gjelbra.
Ashtu si bimët, cianobakteret mund të prodhojnë energji nëpërmjet procesit të fotosintezës.
Spirulina konsumohej nga Aztekët (Shek. XIV) por u bë i famshëm vetëm kur NASA propozoi se ato mund të rriteshin në hapësirë e të përdoreshin nga austronautët.
Spirulina është një ndër suplementet më të famshme në botë, e njohur për përmbajtjen e larmishme të nutrientëve dhe antioksidantëve të cilët mund të përmirësojnë shëndetin e trurit dhe trupit tuaj.
Këto janë disa nga përbërjet:
- 4g Proteina
- Vitaminë B (tiaminë): 11% e dozës së rekomanduar
- Vitaminë B2 (riboflavinë): 15% e dozës së rekomanduar
- Vitaminë B3 (niacinë): 4% e dozës së rekomanduar
- Bakër: 21% e dozës së rekomanduar
- Hekur: 11% e dozës së rekomanduar
- Përmban sasi të konsiderueshme magnezi, potasi dhe sasi të vogla të pothuajse çdo nutrienti që ju nevojitet.
2. Antioksidant dhe anti inflamator shumë i fuqishëm
3. Mund të ulë kolesterolin e “keq” dhe nivelin e triglicerideve