UBT News

Kumnova e Rugova me pankartat “Selmanaj ik”, qëndruan në heshtje para Qeverisë së Kosovës

Nesrete Kumnova, kryetare e Organizatës “Thirrjet e Nënave” dhe Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së, Igballe Rogova, me pankartat “Selmanaj ik”, kanë qëndruar sot për gjysmë ore të heshtura, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Kumnova, e cila tashmë për dy dekada thërret për drejtësi për të pagjeturit, u bashkua me RrGK-në në ditën e pestë të protestës për shkarkimin e menjëhershëm të zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas deklaratës së tij lidhur me çështjen e të pagjeturve.

“Nëse kjo temë është e konsumuar për Selmanajn, për mua nuk është. Ky është mëkati më i madh që ka bërë Selmanaj, prandaj po kërkojmë largimin e tij”, ka thënë Kumnova./UBTNews

Exit mobile version