Udhëheqësja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nusrete Kumnova, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës kundër Veljko Odalloviq. Ajo ka thënë se i njëjti dyshohet se është i përfshirë dhe mban përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.
Ajo ka shkruar se Odalloviq duhet të jap përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
Odalloviq aktualisht është kryetar i Komisionit Qeveritar të Serbisë për persona të zhdukur.
“Velkjo Odalloviq, që gjatë luftës në Kosovë ishte kryetar i ‘Qarkut të Kosovës’, ndërsa aktualisht mban pozitën e kryetarit të komisionit të Qeverisë së Serbisë për persona të zhdukur, dyshohet se është i përfshirë dhe mbanë përgjegjësi komanduese për kryerjen e veprave penale të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Veljko Odalloviq duhet të jep përgjigje për krimet e kryera nga forcat e Serbisë gjatë luftës në Kosovë e jo të mbajë përgjegjësi për zbardhjen e tyre”, ka shkruar Kumnova.