UBT News

Kumbullat e thata janë të pasura me vitamina

Me kalimin e moshës, shumë prej nesh bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e ruajtjes së muskujve të shëndetshëm dhe kockave të forta. Ndërsa ushtrimet e rregullta luajnë një rol kyç, një dietë e pasur me lëndë ushqyese është po ashtu thelbësore.

Kumbullat e thata kanë tërhequr vëmendje të madhe nga shkencëtarët për përfitimet e tyre të mundshme shëndetësore.

Dr. Mary Jane De Souza nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë po studion si kumbullat ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore e dendësisë së kockave, veçanërisht tek gratë mbi 45 vjeç, që po kalojnë ndryshime të lidhura me menopauzën.

Humbja natyrale e masës muskulore dhe ulja e dendësisë së kockave ndikojnë në forcën fizike, ekuilibrin dhe rezistencën ndaj lëndimeve. Prandaj, shumë persona mbi 45 vjeç kërkojnë mënyra të thjeshta për të ruajtur vitalitetin, dhe ushqyerja është një nga mjetet më të aksesueshme.

Kumbullat e thata janë të pasura me vitamina, fibra dhe polifenole, përbërës me vetitë antioksiduese që ndihmojnë në shëndetin e qelizave, përfshirë ato të muskujve dhe kockave.

Kumbullat e thata si aleat i kockave dhe muskujve

Përveç efekteve të mira në tretje, kumbullat e thata përmbajnë elementë që mund të ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore dhe forcës së kockave. Ngrënia e tyre rrit nivelin e IGF-1 (faktor rritjeje i ngjashëm me insulinën), i cili luan rol në zhvillimin e kockave dhe rritjen e muskujve. Kmbullat përmbajnë sorbitol natyral dhe acide organike që ndihmojnë në rregullimin e sheqerit në gjak, duke siguruar energji më të qëndrueshme gjatë ditës.

Gjetjet më të fundit shkencore

“Ky është studimi i parë i kontrolluar rastësisht që analizon në mënyrë tridimensionale strukturën dhe forcën e kockave,” tha Dr. De Souza.

Pjesëmarrëset konsumuan katër deri në gjashtë kumbulla të thata në ditë. Rezultatet treguan se kjo praktikë ndihmon në ngadalësimin e humbjes së indit kockor pas menopauzës. Gratë që hanin rregullisht kumbulla ruajtën dendësi më të qëndrueshme të kockave, duke treguar potencialin mbrojtës të frutit në shëndetin e sistemit skeletor.

Exit mobile version