Policia e Kosovës ka njoftuar se në oborrin e shtëpisë të një të dyshuarit janë gjetur dy bimë kanabis Sativa. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Vaganicë të Mitrovicës.
I dyshuari për kultivimin e tyre gjendet në arrati, ndërsa rasti vazhdon akoma të hetohet. Sipas raportit të policisë, dy bimët më pas janë shkatërruar.