UBT News

Kuleba: Sulmet me raketa ruse janë “barbari e pakuptimtë”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba e përshkroi valën e fundit të sulmeve ruse kundër Ukrainës sikurse “barbari e pakuptimtë”.

“Barbari e pakuptimtë. Këto janë fjalët e fundit që më shkojnë në mendje kur e shoh Rusinë duke lëshuar raketa të tjera kundër qyteteve paqësore të Ukrainës në prag të Vitit të Ri. Nuk mund të ketë neutralitet përballë krimeve të tilla masive të luftës”, deklaroi ai mes tjerash.

Breshëria e raketave ruse, një nga valët më të mëdha të sulmeve, goditi disa qytete të Ukrainës të enjten, duke dëmtuar infrastrukturën civile dhe duke shkaktuar dëme në energji elektrike./UBTNews/

Exit mobile version