Ukraina ka miratuar tashmë tre nga katër ligjet e kërkuara nga Komisioni Evropian për të plotësuar kërkesat në raportin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit dhe i fundit i mbetur i është dorëzuar Parlamentit, deklaroi ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Është një demonstrim i përkushtimit tonë. Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë dhe tani presim që BE të respektojë angazhimet e saj”, shtoi ai.
”Përndryshe do të ishte shkatërruese për Ukrainën dhe për Bashkimin Evropian, sepse do të dërgonte mesazhin se Bashkimi Evropian nuk është i aftë për të marrë vendime historike”, deklaroi Kuleba, pas mbërritjes në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së. /ANSA/