Në një intervistë për Interfax-Ukraine, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se përshkallëzimi i mosmarrëveshjes për drithëra mes Kievit dhe Varshavës është i dëmshëm për të dyja vendet.
Polonia ka zgjatur embargon ndaj grurit ukrainas, duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë fund kufizimeve dhe duke shkaktuar përçarje diplomatike mes aleatëve.
“Ne i kemi përcjellë Polonisë sinjale të qarta për angazhimin tonë për një zgjidhje konstruktive të kësaj situate. Ne nuk kemi nevojë për këtë luftë gruri dhe as Polonia”, tha Kuleba.
“Fakti që narrativa për mosmirënjohjen e Ukrainës dhe ukrainasve është mbjellë në kokat e popullit polak mund të ketë pasoja jashtëzakonisht negative për sigurinë”, tha Kuleba.
“Ukraina është sinqerisht dhe thellësisht mirënjohëse ndaj popullit polak dhe qeverisë polake”, tha ai./UBTNews/