Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha të dielën se do të jetë “jashtëzakonisht e vështirë” për të menduar rreth negociatave me Rusinë, pas sulmit raketor në qytetin lindor të Kramatorsk dhe mizorive të kryera në qytetin e Bucha.
“Është jashtëzakonisht e vështirë të mendosh të ulesh me njerëz që kryejnë ose gjejnë justifikime për të gjitha këto mizori dhe krime lufte, të cilët i kanë shkaktuar një dëm kaq të tmerrshëm Ukrainës”, tha Kuleba në një intervistë për NBC-në “Meet the Press”.
Të paktën 52 persona vdiqën të premten, përfshirë edhe fëmijë, dhe dhjetëra u plagosën, pasi forcat ruse kryen një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk, ndërsa civilët po përpiqeshin të largoheshin nga luftimet./UBTNews/