Forcat ruse e dinin se një stacion treni në qytetin lindor të Ukrainës, Kramatorsk, ishte “plot me civilë” dhe megjithatë, ata vazhduan me një sulm vdekjeprurës me raketa, kështu pretendoi Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.
“Rusët e dinin se stacioni i trenit në Kramatorsk ishte plot me civilë që prisnin të evakuoheshin. Megjithatë, ata (e goditën) atë me një raketë balistike, duke vrarë të paktën 30 dhe duke plagosur të paktën njëqind njerëz”, tha Kuleba në një postim në Twitter të premten.
Ministri i Jashtëm i quajti veprimet e tyre “masakër të qëllimshme”, duke u zotuar se do të sjellë “çdo kriminel lufte para drejtësisë”./UBTNews/