Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe homologu i tij britanik, David Cameron, ku mbërritën për një vizitë në Kiev, kanë diskutuar për përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe tema të tjera. Këtë e ka bërë të ditur Kuleba në rrjetin social X, transmeton Ukrinform.
Kuleba tha se ai dhe Cameron u përqendruan në përshpejtimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, veçanërisht mbrojtjen ajrore, si dhe përgatitjet e përbashkëta për ngjarjet e ardhshme ndërkombëtare.
“Ne u fokusuam gjithashtu në hapat e ardhshëm për të mundësuar përdorimin e aseteve të ngrira ruse për përfitimin e Ukrainës”, shtoi ai.
Kuleba falënderoi gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar për qëndrimin me Ukrainën.