UBT News

Kukulla astronaute

Versioni i kukullës Barbie i astronautes italiane, Samantha Cristoforetti, është nisur me një fluturim me gravitet zero me qëllim të frymëzimit të vajzave të reja që të nisin një karrierë në hapësirë ​​dhe shkencë, teknologji, matematikë dhe inxhinieri (STEM).

Për të shënuar javën e hapësirës, që këtë vit nderon femrat në hapësirë, krijuesi i lodrave, Mattel, bashkoi forcat me Agjencinë Evropiane të Hapësirës, që aktualisht po përgatitet për misionin e ardhshëm në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, prillin e ardhshëm.

Kukulla, siç shkruan Reuters, do të bashkohet me astronauten në udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në 2022, ku Cristoferetti do bëhet udhëheqësja e parë femër.

Cristoferetti shpreson se kjo kukull do t’i inkurajojë të rinjtë./UBTNews

Exit mobile version