Versioni i kukullës Barbie i astronautes italiane, Samantha Cristoforetti, është nisur me një fluturim me gravitet zero me qëllim të frymëzimit të vajzave të reja që të nisin një karrierë në hapësirë dhe shkencë, teknologji, matematikë dhe inxhinieri (STEM).
Për të shënuar javën e hapësirës, që këtë vit nderon femrat në hapësirë, krijuesi i lodrave, Mattel, bashkoi forcat me Agjencinë Evropiane të Hapësirës, që aktualisht po përgatitet për misionin e ardhshëm në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar, prillin e ardhshëm.
Kukulla, siç shkruan Reuters, do të bashkohet me astronauten në udhëtim në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar në 2022, ku Cristoferetti do bëhet udhëheqësja e parë femër.
Cristoferetti shpreson se kjo kukull do t’i inkurajojë të rinjtë./UBTNews