Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier ka vizituar xhudistët e Kosovës në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.
Trajneri Driton Kuka ka bërë të ditur se Hovenier i ka uruar për medaljet olimpike të fituara deri më tani, pesë sosh, por ka zbuluar edhe premtimin që ka marrë nga ai.
“Si gjithmonë afër nesh miku ynë Ambasadori i USA Hovenier. Erdhi të uroj medaljet e reja Olimpike për shtetin tonë. Premtoj që do jetë me ne në Los Angeles 2028 në Olimpiadën e ardhshme për të na përkrahur Ne i shprehëm mirënjohje për vizitat që i bën ekipit tonë për të na inkurajuar drejt sukseseve të reja”, ka shkruar Kuka.