Ekipi kosovar i xhudos nuk ka të ndalur me suksese në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, ku tani ka siguruar edhe medaljen e gjashtë. Bëhet fjalë për xhudisten Loriana Kuka, e cila bëhet garuesja e pestë nga sporti i xhudos që do të ngritët në podium.
Kuka tani ka siguruar finalen, pasi që në gjysmëfinale e mposhti xhudisten kroate, Petrunjela Paviq, përballje kjo në kuadër të kategorisë deri në 78 kilogramë.
Ndërkaq, në luftën për medaljen e artë, Loriana do të ndeshet me xhudisten franceze, Chloe Buttigieg.