UBT News

Kujdes nga pajisjet që shpenzojnë më së shumti energji në shtëpinë tuaj

Nga gjashtë pajisje ju vjen fatura më e lartë. Të gjithë kemi pasur frikë, të paktën një herë në jetën tonë, të kontrollojmë faturën e energjisë.

Vlera mund të jetë shumë më e lartë se sa presim, e duhet të gjejmë gjithmonë një mënyrë për të kursyer sa më shumë që të jetë e mundur.

Mjafton të keni kujdes në disa pajisje, pasi harxhojnë shumë energji dhe ju sjellin faturë të lartë në fund të muajit.

Karikuesi i celularit – Shumë i lënë karikuesit në prizë, e nuk e kanë dijeninë sa mund të rritin kostot. Konsumi mesatar i energjisë i një karikuesi është 0.26 W, duke mos e përdorur arrin në 1 W deri në 5 W, edhe kur është i lidhur një pajisje celulare plotësisht të karikuar.

Mikrovala – Nëse nuk hiqet nga priza, konsumon 3 W më shumë. Gjëja më e mirë është që ta shkëpusni kur nuk është në përdorim.

Kompjuterët – Megjithëse laptopët përdoren më shumë, kompanitë e mëdha dhe njerëzit që punojnë në shtëpi përdorin kompjuterë fikse. Këto pajisje janë në funksion dhe konsumojnë shumë energji. Kompjuterët, edhe kur janë të fikur, mund të konsumojnë deri në 21 W.

Makineria e kafesë – Hiqjani prizën kur nuk e keni në përdorim pasi konsumon rreth 1W më shumë.

Telefoni pa kabllo – Edhe pse janë të rralla, këto pajisje ende përdoren gjerësisht, dhe konsumojnë rreth 3W kur ato janë në prizë.

Televizori – TV harxhon 3W më shumë kur është i fikur, por ende në prizë. E njëjta gjë funksionon edhe tek modelet me konsum A +.

Exit mobile version