Mishi i pulës është një nga burimet më të zakonshme dhe të njohura të proteinave në botë. Përdorimi i tij shtrihet përtej kufijve kulturorë dhe gjeografikë, duke e bërë atë një përbërës thelbësor në shumë kuzhina dhe tradita të ndryshme. Një nga arsyelet kryesore për popullaritetin e tij është versatiliteti: mishi i pulës mund të gatuhet në shumë mënyra, si pjekur, zier, skuqur, ose si përbërës në gjellë të ndryshme.
Duke qenë e njohur në të gjithë botën për përmbajtje të proteinave, pulat kanë gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.
Mishi i pulës ka shumë proteina dhe është i pasur me vitamina dhe minerale; Proteinat e pulës ndihmojnë gjithashtu në ndjenjën e ngopjes, duke kontribuar në kontrollin e oreksit. Mishi i pulës përmban një sërë vitaminash dhe mineralesh, duke përfshirë vitaminat B (si B6 dhe niacinë), të cilat janë të rëndësishme për metabolizmin dhe shëndetin e lëkurës. Po ashtu, është i pasur me minerale si fosfori dhe seleni, të cilat ndihmojnë në mbështetje të shëndetit kardiovaskular dhe sistemit imunitar.
Ndihmon në humbjen e peshës; Duke qenë se mishi i pulës ka përmbajtje të ulët yndyrash dhe kalori, ai është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të humbin peshë. Proteinat e tij ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore gjatë dietave, duke promovuar një metabolizëm të shëndetshëm.
Kontrollon presionin e gjakut; Përbërësit e natyrshëm në mishi i pulës, sidomos kur konsumohet në mënyrë të moderuar dhe të gatuar shëndetshëm, ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të shëndetshme të presionit të gjakut. Pula organike, e cila është rritur pa hormone dhe kimikate të dëmshme, është veçanërisht e preferuar.
Ka veti anti-kancer; Disa studime sugjerojnë se konsumi i mishit të pulës, veçanërisht atij organik, mund të ketë veti anti-kancer duke ndihmuar në forcimin e sistemit imunitar. Ushqimi i pasur me proteina dhe antioksidantë ndihmon trupin të luftojë inflamacionin dhe të mbështesë shëndetin afatgjatë.
Redukton kolesterolin; Mishi i pulës, sidomos kur konsumon pa lëkurë, ka nivele të ulëta të yndyrave të ngopura. Kjo ndihmon në uljen e niveleve të kolesterolit të keq (LDL) në trup, duke kontribuar në një shëndet më të mirë kardiovaskular.
Lufton gripin: Mishi i pulës, veçanërisht në formën e supave, është i njohur për efektet e tij pozitive gjatë sëmundjeve të frymëmarrjes, si gripi. Ajo ndihmon në lehtësimin e simptomave dhe forcimin e sistemit imunitar, duke e bërë të preferuar gjatë sezonit të ftohjeve dhe gripit.
Mishi i pulës rrit nivelet e kolesterolit “të keq”, në të njëjtën mënyrë si i kuqi. Kjo mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës.
Mishi i gjoksit të pulës është i kontaminuar me baktere
Ju mund të jeni duke konsumuar mish pule të kontaminuar me baktere. Sipas analizave të studimi të kryer më 2014, rezultoi se bakteret që u gjetën në pjesën e gjoksit të pulës ishin shqetësuese dhe rrezikonin të shkaktonin sëmundje në organizëm.
Mund të çojë në shtim të peshës
Shumë gatime me mish pule, janë të larta në yndyrna të ngopura dhe çojnë në shtim të peshës. Duhet të theksohet se ngrënia e mishit të pulës nuk është e keqe për ju. Ky mish është një burim i mirë proteinash, por sigurohuni të kufizoni yndyrën që mund të konsumoni me të. Gjithashtu kombinimi i mishit pulës me ushqime të pasura me fibra, si drithërat integrale dhe perimet, është i mirë për shëndetin tuaj.
Mishi i pulës shkakton sëmundje në organizëm
Gjatë një studimi, analizuan pulën, gjelin e detit dhe mishin e derrit, të blerë në ushqimore. Ekipi gjeti prani të bakterit E.coli te pjesëmarrësit, e cila u zbulua që shaktoi infeksion urinar e mendojnë se shkak është antibiotiku që u jepen pulave. Prandaj, mundohuni të shmangni konsumin e pulave të rritura me antibiotikë./UBT News/