UBT News

Kujdes nga këto ushqime, po ju ‘vjedhin’ energjinë tuaj!

A keni menduar pse energjia juaj bie gjatë pasdites? Ndoshta fajtor është mëngjesi i preferuar, mesvakti apo dreka. Kjo ndodh për shkak se disa ushqime vjedhin energjinë, ndërkohë mund të shikoni nëse një nga ushqimet tuaja është në listën e hajdutëve.

Bananet – Ushqimet e pasura me magnez, siç janë bananet apo farat e kungullit, mund t’ju bëjnë të lodhur. Ky mineral vepron në çlodhjen e muskujve, është mirë t’i hani para se të shkoni në shtrat, por gjatë ditës nuk janë të rekomanduara.

Buka e bardhë – Nëse i zgjidhni karbohidratet me një indeks të lartë glikemik në vend të atyre me drithëra integrale duhet ta dini se ato nuk i përmbajnë elementet kryesore që shkaktojnë një ndjenjë të ngopjes dhe fuqisë. Karbohidratet me indeks të lartë glikemik nuk përmbajnë shumë fibra, kështu që shpejt shpërbëhen dhe nuk japin energjinë e nevojshme.

Mishi i kuq – Përmbajtja e lartë e yndyrës në mish të kuq, si bifteku apo hamburgeri, shkaktojnë ndjenjë të përgjumjes. Nevojitet sasi madhe e energjisë për ta tretur mishin. Në vend të mishit të kuq, rekomandohet salmoni.

Qershitë – Studimet kanë treguar se qershitë dhe lëngu i dendur i tyre ndihmon për të fjetur, përmbajnë melatoninë. Qershia rregullon gjumin, prandaj në këtë drejtim është ndihmesë e madhe, nuk janë një ushqim i mirë në mes të ditës.

Ëmbëlsirat – Konsumimi i ëmbëlsirës me përqindje të lartë të sheqerit pas drekës mund t’ju vë në gjumë shpejtë.

Kafeja – Edhe pse kjo mund të duket e pabesueshme, ekspertët pohojnë se pijet e pasura me kafeinë, si kafeja ose çaji, mund të shkaktojnë lodhje. Këto pije sigurojnë energji në shpejtësi, por kur ndikimi i tyre kalon, pason lodhja.

Exit mobile version