Kur mendojmë për shëndetin, ushqimi na vjen i pari në mendje. Por shpesh harrojmë një faktor po aq të rëndësishëm: pijet që konsumojmë çdo ditë.
Disa pije nuk janë të padobishme, por mund të jenë edhe të rrezikshme për shëndetin e zemrës. Ekspertët paralajmërojnë se përveç ushqimeve, duhet të jemi të kujdesshëm edhe me atë që pimë, kur bëhet fjalë për shëndetin kardiovaskular.
1. Smoothiet e gatshme me përmbajtje të lartë sheqeri
Smoothiet e frutave mund të tingëllojnë si një zgjedhje e shëndetshme, por versionet komerciale shpesh përmbajnë sasi të mëdha sheqeri të shtuar.
“Sasia e lartë e sheqerit në disa smoothie nxit inflamacionin, rezistencën ndaj insulinës dhe të dëmtojë arteriet,” shpjegon nutricionistja Katherine Gervasio për SheFinds.
Shumë prej tyre përmbajnë deri 390 kalori për porcion, duke kontribuar në shtim në peshë e rrezik të sëmundjeve kronike. P0ërgatisni smoothie vetë në shtëpi me fruta të freskëta, perime dhe produkte qumështi pa sheqer të shtuar.
2. Pijet energjike
Një shpërthim energjie duket joshës, por pijet energjike janë shpesh një përzierje e rrezikshme e sheqerit dhe kafeinës. “Këto pije mund të rrisin presionin e gjakut dhe të ndikojnë negativisht në elasticitetin e arterieve,” thekson Gervasio.
Kafeina stimulon adrenalinën e rrit presionin, ndërsa sheqeri i tepërt ndërhyn në balancën e yndyrnave në gjak. Në vend të tyre, preferoni çaj jeshil ose kafe të zezë, natyrisht, në sasi të moderuara.
3. Alkooli
“Alkooli është toksik për çdo qelizë në trupin tonë,” thekson kirurgu kardiak Dr. Jeremy London.
Edhe konsumimi i moderuar rrit rrezikun e aritmisë, hipertensionit dhe problemeve të tjera kardiake.
Sipas Dr. Olalekan Otulana, alkooli jo vetëm që rrit presionin e gjakut, por nxit inflamacion dhe çrregullon ekuilibrin e kolesterolit — duke dëmtuar arteriet në mënyrë të vazhdueshme.
Rekomandimi i ekspertëve është i qartë: kufizoni ose hiqni dorë nga alkooli për të ruajtur zemrën tuaj të shëndetshme.