Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh, duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror.
Në mëlçi, alkooli i konsumuar, shkakton dëmtime të qelizave hap-atike, dëmtim që rritet në kohë duke u varur nga doza e konsumuar përditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit.
Sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gramë alkooli etilik, përdorimi 100-150 gramë alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë. Për shkak të fiziologjisë, femrat dëmtohen shumë me shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar.
Njerëzit që pinë prej vitesh alkool, që nuk ndiejnë gjë, një ditë gjenden para një fakti të hidhur. Mëlçia ka marrë fund duke u kthyer në mëlçi cerotike ose kanë shqetësime të lehta që nuk ia vënë veshin, por bëjnë puthjen e parë me vdekjen. Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli.
Përdorimi zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimave për të kryer procesin e tretjes së ushqimeve. Konsumimi i 20-50 gramë alkool etilik (100 ml raki) në ditë është i aftë të dëmtojë, ndërsa pirja e 100 gramë alkooli etilik apo 2 litra birrë, për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit.
Konsumimi për një kohë të shkurtër i sasisë së madhe rrezikon për pankretit akut që çon deri në rrezikimin e jetës. Alkooli shkakton gjendjen e të dehurit, që sistemi nervor qendror s’arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë.
Dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Për çdo 1 litër alkool, vdesin 1000-2000 qeliza, të pari kthyeshme të trurit. Përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj.
Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit. /UBT News/