UBT News

Kujdes! Këto janë ëmbëlsirat që dëmtojnë dhëmbët

Për të kuptuar pse dëmtohen dhëmbët, duhet të dimë diçka më shumë mbi shëndetin oral.

Goja jonë është e mbushur me miliona baktere, disa prej të cilave ushqehen me sheqerna dhe karbohidrate të thjeshta, duke i shndërruar ato në acide që dobësojnë dhe dëmtojnë smaltin e dhëmbëve.

Dy lloje bakteresh janë kryesisht përgjegjëse për prishjen e dhëmbëve: Streptococcus mutans dhe Lactobacillus. Të dyja janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e pllakës dentare.

Si mund të mbrohemi nga prishja e dhëmbëve?

Edhe pse bakteret janë të pranishme në gojë, zakonet tona luajnë rol vendimtar. Studime të hershme në Suedi treguan se jo vetëm sasia e sheqerit, por sidomos frekuenca e konsumimit, ndikon në shfaqjen e kaviteteve.

Personat që konsumonin një sasi të madhe sheqeri një herë në ditë kishin më pak prishje sesa ata që hanin pak, por shpesh.

Fëmijët dhe të rriturit duhet të kufizojnë ëmbëlsirat në një rast në ditë pas një vakti, të lajnë dhëmbët për të hequr mbetjet e sheqerit.

Cilat ëmbëlsira dëmtojnë më shumë dhëmbët?

Lloji i ëmbëlsirës është po aq i rëndësishëm sa dhe sasia. Ëmbëlsirat ngjitëse – si karamelet, çamçakëzat me sheqer, biskotat, çokollatat apo akulloret janë më të dëmshme, sheqeri qëndron më gjatë në gojë. Kjo u jep baktereve kohë për të prodhuar acide që dëmtojnë smaltin.

Një përjashtim interesant është mjalti natyral pa sheqer të shtuar. Në të kaluarën ai konsiderohej i dëmshëm për dhëmbët, por sot dihet se, përveç vlerës ushqyese, mjalti ka edhe një efekt mbrojtës kundër kariesit. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version