Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksinë e në pritje të dozës së dytë.
Prej sot qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave anticovid në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshirë dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.
Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët e Shqipërisë nuk deklarojnë se nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë. Gjithsesi, tashmë lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni duket se është frenuar, dhe qytetaret nuk marrin ndonjë iniciativë të tillë, përtej rasteve të punës apo shëndetësore”.
Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve totale në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, ku mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë. /a2news.com/