Zëvendësministri rus i Energjisë, Pavel Sorokin, thotë se një kufizim i çmimit të naftës ruse i sugjeruar nga vendet perëndimore do të dëmtonte të gjithë tregun e naftës.
Në konferencën e Javës së Energjisë në Moskë, Sorokin tha se Rusia nuk do të bashkëpunojë me vendet që vendosin një masë të tillë.
Ndërsa importet e naftës ruse në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar ranë 35 përqind në 1.7 milion fuçi në ditë (BPD) në gusht nga 2.6 milion BPD në janar, blloku është ende tregu më i madh për naftën ruse, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë./UBTNews/