UBT News

Kuçi rikandidon edhe për një mandat për kryetar të Junikut, merr besimin e Haradinajt

Kryetari i komunës së Junikut, njëherit kryetari i degës së AAK-së, Agron Kuçi ka marrë besimin dhe përkrahjen nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, për të rikandiduar edhe për një mandat për kryetar të komunës së Junikut, në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

“Me punën, përkushtimin, vetëmohimin gjithnjë në interesin e bashkëqytetarëve, vizionin, unitetin për të ardhmen e Junikut, integritetin e lartë profesional e moral, kulturën liberale, modestinë e sjelljen natyrale ndaj të gjithëve, prezentimin dinjitoz të Junikut brenda dhe jashtë vendit, qasjen objektive e të drejtë është model i kryetarëve me standarde Europiane. Gjatë këtyre 11 viteve udhëheqje, Kryetari Kuçi ka marrë me dhjetëra çmime e mirënjohje nga organizata ndërkombëtare e vendore, puna e mirë e efektive me ndikim në mirëqënien e qytetarëve bëri që komuna e Junikut të shpallet për tri herë me radhë komuna e parë në Kosovë me performancën më të mirë”, thuhet në njoftimin e komunës së Junikut./UBTNews

Exit mobile version