UBT News

Kuçi përfaqësoi Kosovën në Samitin Digjital të Ballkanit, u nënshkruan dy memorandume

Ministri i Ekonomisë dhe Mjedisit, Blerim Kuçi e ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të vendeve të Ballkanit, ku u nënshkruan dy memorandume dhe shpalosi zhvillimet teknologjike në vendin tonë.

“Të gjashtë vendet Ballkanit Perëndimor, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit për Udhërrëfyesin e 5G për Transformimin Digjital në Rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Memorandumin e Mirëkuptimit për Interoperabilitetin dhe Shërbimet e Besimit Rajonal në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.Para komisionarëve të Bashkimit Europian Thierry Bretton dhe Mariya Gabriel, Sekretares Gjenerale të RCC-së, Majlinda Bregu dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, tregova se Kosova ka ecur me hapa konkret në digjitalizim. Mbulimi deri në fund të vitit 2020 të të gjitha zonave të bardha me fibër optik, krijimi i Zyrës së Kompetencës për Broadband, Rrjeti Nacional për Hulumtim dhe Edukim që do të integrohet në rrjetin Pan-Evropian GÉANT, Atllasi Elektronik Brezgjerë për infrastrukturën, shërbimet dhe investimet në rrjetet e komunikimeve elektronike, avancimi në teknologjinë 5G dhe memorandumet e nënshkruara për autostradën 5G, krijimi i Parkut të Teknologjisë Digjitale në Prishtinë dhe Qendra e Ekselencës Digjitale në Prizren, ishin vetëm disa nga zhvillimet që nënvizova”, shkroi Kuçi në Facebook./UBTNews

Exit mobile version