UBT News

Kuba voton për martesën e personave të gjinisë së njëjtë

Kuba ka votuar për legalizimin e martesës së personave të gjinisë së njëjtë në një referendum kombëtar. Rreth dy të tretat e popullsisë votuan për të miratuar reformat në një Kod të ri të Familjes, i cili do të lejojë gjithashtu shtatzënitë zëvendësuese dhe do t’u japë çifteve homoseksualë të drejtën për të birësuar fëmijë.

Ky është moment madhështor për Kubën, vend në të cilin homoseksualët persekutoheshin dhe dërgoheshin në kampe pune në vitet e ’60-ta dhe ’70-ta.

Megjithatë ka pasur kundërshtim të konsiderueshëm ndaj reformave midis grupeve fetare dhe konservatorëve./UBTNews/

Exit mobile version