Lufta më e shkurtër në histori u realizua mes Britanisë dhe Zanzibarit më 27 gusht të vitit 1896, kjo pasi Zanzibari u dorëzua pas 38 minutash.
Lufta ishte rezultat i një mosmarrëveshjeje pas vdekjes së Sulltanit pro-britanik Hamad bin Thuwaini të Zanzibarit, dhe kur sulltani i ri refuzoi të jepte dorëheqjen, Britania, me fuqinë e saj superiore detare atëkohë, mundi forcat e Zanzibarit. Me këtë gjë, ata siguruan rekordin për luftën më të shkurtër në botë, shkruan UBT News.
Numri i saktë i viktimave nuk është i dokumentuar mirë, por sipas vlerësimeve thuhet se disa qindra ushtarë dhe civilë nga Zanzibari u vranë ose u plagosën, ndërsa nga pala britanike vetëm një marinar u plagos.
Lufta përmendet shpesh si një shembull i epërsisë dërrmuese ushtarake të Perandorisë Britanike gjatë fundit të shekullit të 19-të./UBTNews/