Në vitin 2022, më shumë se gjysma e grurit të blerë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara erdhi nga Ukraina.
OKB-ja njofton se cilat janë të gjitha produktet ushqimore që Ukraina i ka eksportuar sipas marrëveshjes së grurit:
47% kanë shkuar në “vendet me të ardhura të larta” duke përfshirë Spanjën, Italinë dhe Holandën,
26% kanë shkuar në “vendet me të ardhura të mesme të larta” si Turqia dhe Kina,
27% kanë shkuar në “vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme të ulëta” si Egjipti, Kenia dhe Sudani./UBTNews/