UBT News

Ku mund të udhëtojnë ata që kanë bërë vaksinën kineze?

CoronaVac, vaksina e prodhuar nga kompania kineze Sinovac, përdor mënyrën tradicionale të luftimit të viruseve, thënë ndryshe injekton virus të vdekur në mënyrë që trupi të krijojë antitrupa në mënyrë natyrale.

Më 1 qershor, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) miratoi CoronaVac për përdorim emergjent duke i dhënë një shenjë të qartë shteteve mbi sigurinë e kësaj vaksine, veçanërisht për faktin se nuk ka nevojë të ruhet në kushte të veçanta frigoriferike.

Vaksina u shtua edhe në mekanizmin COVAX, e cila shpërndan vaksina për vendet më të varfra.

OBSH është shprehur se vaksina parandalon format simptomatike të virusit deri në 51 për qind si dhe parandalon format e rënda deri në 100 për qind.

Sipas Bridge Consulting, një kompani analitike me seli në Pekin e cila përdor të dhënat publike, Sinovac ka shitur mbi 692 milionë doza në mbarë botën, prej të cilave 107 milionë në Europë.

Shtetet që kanë blerë më shumë vaksina kineze janë Indonezia (198 milionë), Brazil (100 milionë) dhe Turqia (100 milionë).

Duke qenë se Shqipëria është një ndër shtetet që ka përdorur CoronaVac si pjesë e fushatës së vaksinimeve, Euronews Albania i ka bërë një kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për të mësuar më shumë mbi numrin e dozave të blera si dhe të administruara, por nuk ka marrë ende një përgjigje.

Sipas të dhënave nga Bridge Consulting, Shqipëria ka marrë rreth 1.34 milionë doza.

https://datawrapper.dwcdn.net/x1cGC/5/

Në total, janë 45 shtete që e njohin vaksinën.

Por cilat vende anëtare të Bashkimit Europian lejojnë udhëtimin e qytetarëve të vaksinuar me CoronaVac?

  • Austria
  • Finlanda
  • Greqia
  • Islanda
  • Holanda
  • Qipro
  • Spanja
  • Suedia
  • Zvicra

Karantina për udhëtarët e vaksinuar me CoronaVac nuk është e nevojshme në këto shtete.

Spanja ishte një ndër shtetet e para të BE që vendosi të njohë Sinovac në qershor.

Edhe pse Austria e njeh vaksinën e Sinovac, qytetarët e vaksinuar nuk lejohen të shkojnë në restorante dhe hotele, por vetizolimi nuk është i detyrueshëm.

Exit mobile version