Një nga të lënduarit nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, u kthye në Kosovë.
Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook. Ai po trajtohej në klinikën e specializuar kundër djegieve në Spitalin e Gracit të Austrisë dhe tashmë është shëruar.
Zemaj njoftoi se edhe katër të lënduar nga ky shpërthim po trajtohen jashtë vendit, përkatësisht në Turqi.
“Shërimin e morën përsipër institucionet e Austrisë, ku ishte vënë në dijeni edhe Kancelari, z. Kurz dhe diplomacia e dy shteteve tona.Po ashtu jemi në kontakte të vazhdueshme edhe me Shtetin e Turqisë ku po trajtohen edhe katër pacientët tjerë”, shkroi ai mes tjerash.
Sapo e përcjellem në familjen e tij tashmë i kthyer dhe i shëruar nga Austria, z.Fidan Gashin, i lënduar nga eksplodimi…
Posted by Armend Zemaj on Friday, February 19, 2021
Nga ky shpërthim që ka ndodhur në janar të vitit 2021, mbetën dhjetëra persona të lënduar./UBTNews