Enver Xhokli, kuzhinieri i restorantit “Steak House”, që u lëndua si pasojë e bombolës së gazit në Ferizaj, sot do të kthehet në Kosovë. Ai ishte duke u trajtuar në Austri.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Xhokli do të kthehet sot në Prishtinë në ora 14:15.
Në pritje të Xhoklit do të jetë i pranishëm edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.
Më 5 janar të këtij viti shpërtheu bombola e gazit në një restorant në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra persona. Nga plagët e marra si pasojë e këtij shpërthimi, vdiq një 20-vjeçare./UBTNews