Spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje pasi po humbasin fuqinë për shkak të bombardimit të enklavës nga Izraeli, paralajmëroi të enjten Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
Kriza humanitare po përhapet shpejt në Gaza, ku agjencitë humanitare dhe zyrtarët shëndetësore raportojnë për qindra mijëra të zhvendosur për shkak të mungesës së ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.
“Derisa Gaza po humb energjinë, spitalet humbasin energjinë, duke vënë në rrezik të porsalindurit në inkubatorë dhe pacientët e moshuar me oksigjen”, tha përmes një deklarate drejtori rajonal i ICRC-së për Lindjen e Afërt dhe të Mesme, Fabrizio Carboni.
Rreth 1 mijë e 200 persona janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore në Gaza që nga e shtuna./UBTNews/