Peter Maurer, kreu i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar u bëri thirrje të premten palëve në luftën Rusi-Ukrainë që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të shmangur vuajtjet e mëtejshme civile dhe humbjet e jetëve.
“Sot, KNKK po u kujton urgjentisht palëve në konflikt që të përmbushin detyrimet e tyre ligjore për të shmangur vuajtjet e mëtejshme civile dhe humbjet e jetëve”, tha ai.
Sipas shifrave të OKB-së, 249 civilë janë vrarë dhe 553 janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës më 24 shkurt. Megjithatë, autoritetet ukrainase thonë se numri i të vdekurve është mbi 2 mijë. Më shumë se një milion njerëz kanë ikur nga Ukraina në vendet fqinje, tha Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Maurer tha se Konventat e Gjenevës dhe Protokolli i tyre i Parë Shtesë janë plotësisht të zbatueshme në konfliktin e armatosur ndërkombëtar që po zhvillohet në Ukrainë./UBTNews/