Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për herë të parë është kryer një operacion i rrallë te një 67 vjeçare, të cilës i është hequr masa tumorale me dy qasje kirurgjike.
Kështu është bërë e ditur në një njoftim i Spitalit të Pejës, të cilët kanë dhënë detaje rreth këtij operacioni.
“Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, për herë të parë është kryer një operacioni i rrallë, ku një pacientes 67 vjeçare, i është hequr masa tumorale, me dy qasje kirurgjike. Qasje abdominale- barkore gjatë se cilës lirohet masa e tumorit nga indet e buta të legenit (nga pjesa përfundimtare e zorrës së trashë, nga enët e gjakut dhe peksusi nervor). Qasja sakrale (qasje kërbishtit), gjatë se cilës nga pjesa shpindore sakro-koksigeale (ashti i bishtit) bëhet sakrektomi parciale( heqje e pjesëshme ashtit), nga niveli S2/S3, ndarja nga muskujt gluteal ( muskujt e të ndenjurit) dhe ligamenti anokoksigeal, ligamenti që forcon pjesën e zorrës dalëse me kërbishti, ku hiqet komplet masa tumorale”, thuhet në njoftim.