Në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës mjekët kanë kryer një operacion kompleks, duke i larguar pacientit tumorin nga mëlçia.
Operimi i Hemangiomës, tumor me prejardhje nga enët e gjakut i cili zhvillohet në mëlçi, vlerësohet si një nga ndërhyrjet më sfiduese në kirurgjinë e barkut.
Pacienti i moshës 38-vjeçare, pas intervenimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shpejt për në shtëpi./UBTNews