Zëdhënësi i Vetëvendosjes Përparim Kryeziu, ka thënë se fitorja e kësaj partie do të jetë madhështore.
Ai në një reagim në Facebook, pas vendimit të PZAP-së për mos certifikim të kandidatëve ka thënë se është një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme.
“Një sistem i tërë përballë të drejtës së pashmangshme. Prandaj fitorja do të jetë madhështore”, ka shkruar ai.